Mesdita e së mërkurës ishte e gjitha për Lionel Messin. Kapiteni I Barcelonës që rezultoi shënuesi më I mirë në Evropë sezonin e kaluar mori në duar trofeun e Këpucës së Artë, dicka që ai e siguron për herë të 6 në karrierën e tij për t’u bërë I pari futbollist që e arrin një sukses të tillë.
Në ceremoninë e zhvilluar, ata që u ngarkuan për t’I dhënë këtë trofe Lionel Messit ishin pikërisht djemtë e tijndërkohë e pranishme ishte edhe bashkëshortja e tij Antonela. Me Këpucën e Artë në duar, Messi falenderoi familjarët e tij e në mënyrë të vecantë Suarez e Albën dhe shtoi se pa shokët e skuadrës ai nuk do të merrte këtë trofe. Messi theksoi gjithashtu se ia dedikon Këpucën e Artë të gjithë ekipit të tij, gjë që ai e ka bërë sa herë ka marrë një cmim të tillë.
Në fjalën e tij, Messi foli edhe për objektivat sezonalë duke vënë në dukje se Liga e Kampioneve është dicka speciale dhe se ai dhe Barcelona duan ta fitojnë atë cdo vit, por për të La Liga është kompeticioni më I rëndësishëm. Sipas tij ka shumë vlerë të jesh mirë në kampionat, pasi nëse nuk je mirë në këtë kompeticion bëhet e vështirë fitorja në Ligën e Kampioneve
Në ceremoninë e dorëzimit të Këpucës së Artë në drejtim të Messit u bë edhe një prezantim I shkurtët I spektaklit të Cirque du Soleil për jetën dhe karrierën e yllit argjentinas të skuadrës blaugrana.
Sfidanti.al