Panuçin e tradhëtuam me turqit, po me Edi Rejën ..ta hajmë pa frikë tortën

Një foto që merr kuptim të dyfishtë: trajneri Reja  duke prerë tortën me rastin e 74 vjetorit të ditëlindjes dhe presidenti Duka me atë buzëqeshjen 20- vjeçare,  që shton ëmbëlsinë e sebepeve, sa herë që trajnerët kuqezinj festojnë ditlindjet në gjirin kuqezi. Në prag të ndeshjes me Turqinë, kjo  foto deshifrohet edhe në një kuptim tjetër, që lidhet me sfidën në fushë.Duket sikur  Edi Reja ka marrë “shpatën”, tamam   para ndeshjes me Turqit, për t’i bërë të vërteta deklaratat e mbushura me avuj fitoreje të futbollistëve tanë. Tamam si në ndeshjen e parë, kur fjalët para ndeshjes ishin vetë loja. Ndaj, trajneri Reja, ndërsa u ka ndarë dhuratën e ëmbël, tortën,  ka kërkuar një dhuratë të vogël prej tyre …një  triumf në ndeshjen me Turqinë.

Sikur të thuhej me bujë se në Turqi po shkojmë për të mos u mundur, do të ishte një “tortë” e shijshme edhe për tifozët , por Kombëtarja nuk është e aftë të ndalet, sidomos  në momentin e “orgazmës”..intervistave  para ndeshjes.  A e ruani akoma kasetën e ndeshjes së parë me Turqit, kur Panuçit i bëmë “magji”  dhe e  vetmja pikëpyetje për trajnerin ishte se nuk dinte me sa gola do të fitonim. Këmbët i zbritën në tokë dhe u kuptoi më mirë se cila ishte  “besa kuqezi”, vetëm pas 90 minutave, kur për tradhëtinë e spikatur të ekipit bashkë me etërit e tij,  për  dezertimin  flagrant të atyre që zbritën si hije  në fushë, kishte vetëm një Kristian… fajtor! Të paharruar, atë natë  trishtimi dhe zemërimi,  e bëri  edhe fakti se në stadium ishte prezent vetë  Edi Reja. Italiani që atë ditë “tortën” e priste më shumë nga turqit sesa nga vetë ..shqiptarët!

Sfidanti.al