Quhet Julian Nagelsman dhe sot drejton Red Bull Lajpcigun në Gjermani. Mediat britanike shkruajnë se pikërisht 32-vjeçari është piketuar nga Mançester Junajtidi si pasardhësi potencial i trajnerit Ole Gunar Solskjer. “Djajtë e kuq” janë në krizë të thellë, duke bërë nisjen më të keqe të Premier Ligës në 30 vjet, dhe duket se po kërkojnë zgjidhje. Nagelsmani punoi më herët tek Hofenhajmi, ku u dallua shumë, dhe tani kaloi në një skuadër pretendente për titull në Bundesligë.
Nagelsman nuk është i vetmi trajner që mund të vijë në Premier Ligë. Tjetri është një fytyrë tepër e njohur në Angli, në Itali, Spanjë e Portugali, flasim për Zhoze Murinjon. i papunë në profesion që nga dhjetori i vitit të kaluar, portugezi besohet se është i përzgjedhuri i Totenhemit, nëse trajneri Poçetino vendos të largohet, apo mund të shkarkohet. Nuk do të jetë e lehtë të merret një vendim i tillë, pasi argjentinasi vlerësohet si teknik i madh, veçse burime në skuadër bëjnë me dijë se Poçetino po qendron gjithnjë e më larg.
Sfidanti.al