San Siro I ri; në Këshillin bashkiak fitojnë ‘Jo’-të

Në mesin e muajit tetor  pritet që Këshilli Bashkiak I Milanos të japë verdiktin e tij për projektin e stadiumit të ri që do të duhet të zëvendësojnë San Siron, por pengesat në këtë pikë për Interin e Milanin janë të mëdha. Nga 48 anëtarë të Këshillit Bashkiak, 20 janë drejt refuzimit me forcë, ndërsa 7 të tjerë duken të lëkundur por duke anuar më shumë nga ‘Jo’, 19 të tjerë janë të pavendosur dhe vetëm dy këshilltarë janë pro. Shkak për këtë është bërë edhe fushata mediatike e Interit dhe Milanit që publikuan dy projektet e reja duke ‘kapërcyer’ politikën

Projekti ‘Unazat e Milanos’ e studios Manica Sportium dhe ‘Katedralja’ e studios Populous  u prezantuan pas mbylljes së një faze të parë ku fillimisht ishin 4 projekte, edhe në këtë rast pa përfshirë politikanët lokalë.

Rikonstruksioni I  San Siros do të kushtonte 510 milionë /Euro dhe punimet do të zgjasnin 5-6 vjet dhe ndoshta ai nuk do të jetë gati për Loërat Dimërore të 2026, ndërsa stadiumi I ri do të kushtonte 650 milionë Euro, por do të përfundonte pas 3 vitesh. Në këtë pikë, Debati nuk është hapur asnjëherë duke qenë se Interi e Milani zgjiodhën direkt opsionin e dytë , pavarësisht se Bashkia zgjodhi opsionin e parë.

Vlen të kujtohes se ligji për stadiumet në Itali nuk detyron kalomin në Kashillin Bashkiak të kësaj faze paraeliminatore, por Bashkia e Milanos, gjithsesi vendosi që të marrë një opinion të këshilltarëve për të dhënë më pas verdiktin e saj për projektin e stadiumit të ri.

Sfidanti.al