Kanë qenë lojtarë të mëdhenj, dhe sot vazhdojnë karrierën në stol. Më shumë Didie Deshamp sesa Frenk Lampard, të kuptohemi, pasi anglezi e ka nisur vonë trajningun, ndërsa duelet nuk mungojnë edhe jashtë fushe. Interesant një debat në distancë mes tyre, në lidhje me lojtarët e kombëtares së Francës, drejtuar nga Deshamp. Ishte vetë francezi që e tregoi diskutimin në telefon, duke e thënë në formë anekdote.
“Lampardi më kërkoi që të mos e lodhja Kantenë, të mos e merrja në konsideratë, – u shpreh Deshampi, – do ta marr më vonë, dhe nëse ndodh përsëri kështu (nëse ma kërkon sërish këtë favor), do t’i them që të aktivizojë më shumë Olivie Zhirunë, që ka një minutazh shumë të vogël këtë sezon, dhe kjo ndikon edhe në kombëtare. Me ne luan gjithnjë shumë mirë, por nuk është në formën e duhur, dhe për këtë i duhet aktivizim”.
Sfidanti.al