Goli I parë I Mauro Ikardit me Paris Sën Zhermenin erdhi dhe kjo ndodhi në praninë e tij të tretë me këtë skuadër në këtë sezon. Sulmuesi argjentinas I dha fitoren skuadrës pariziene në ndeshjen ndaj Gallatasarajit duke marë elozhet e medias franceze. E përditshmja ‘L’Equipe’ I dedikon ish kapitenit të Interit një artikull të tërë duke vënë në dukje efikasitetin e tij pavarësisht numrit të reduktuar të pasimeve të marra. ‘Goli vendimtar e lejon Ikardin të fitojë pikë në duelin në distancë me Kavanin-shkruan e përditshmja e njohur sportive transalpine
Ndërkaq, vetë Ikardi, I gëzohet fitores së skuadrës dhe golit të tij. ‘Nuk jam akoma në 100% të formës, por me një gol dhimbja kalon-tha Ikardi për të përditshmen tjetër franceze ‘Le Parisien’-këtu te Paris Sën Zhermeni gjithcka po shkon mirë; po përshtatem shpejt dhe kam gjetur lojtarë që flasin spanjisht dhe kjo më ka ndihmuar. Në fushë me talente si Di maria apo Sarabia, për një sulmues është akoma më e lehtë; mbajnë mirë topin, shohin aksionin përpara të tjerëve dhe kështu për një sulmues është e thjeshtë’.
Sfidanti.al