Guardiola thumbon tifozët e Sitit në prag të duelit të Championsit

E kaluara nuk mund të ndryshohet, kjo mund të bëhet thjesht me të ardhmen. Mançester Siti nuk ka qenë thuajse asnjëherë fuqi në Champions apo në Kupën e dikurshme të Kampionëve, dhe kjo gjë e shqetëson jo pak trajnerin Pep Guardiola. Katalanasi e ndjen këtë minus historik në sjelljen e tifozëve në ndeshjet e Championsit, ku ata nuk kanë shumë besim tek skuadra e tyre. Jo më kot, Liverpuli është 6 herë kampion i Europës dhe Mançester Junatidi, tri herë.

“Tifozët e Mançester Sitit janë rritur duke shikuar në televizor, në shtëpi apo në bar, ndeshjet e Liverpulit e Mançester Junajtidit, – tha ai, – kjo është kultura dhe shpresoj që kjo të ndryshojë. Ne duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë magji tifozëve tanë, që ata të na ndjekin në stadium. Tifozët tanë janë mësuar të ndjekin më shumë Premier Ligën”. Në përgjithësi, në ndeshjet në grupe, publiku nuk është aq i shumtë në stadiumin “Etihad”, ndonëse këtë herë ndaj Dinamos së Zagrebit janë shitur jo pak, por plot 48 000 bileta. Guardiola shpreson që ky të jetë fillimi i ndryshimit.

Sfidanti.al