Me statusin e njeriut thelbësor në skemën taktike të Sarrit, ai që ka përfituar më shumë deri tani nga rregulli juventin është Miralem Pjanic. Mesfushori boshnjak që vjen opas 2 golave në 2 ndeshjet e fundit në kampionat, është metronomi bardhezi, kur ai është në ditë të mirë, funksionon e gjithë skuadra.
‘Jemi një grup shumë I bashkuar-tha Pjanic-duam t’I shkojmë deri në fund cdo kompeticioni dhe të fitojmë gjithnjë. Jam në një klub që dëshiron të jetë mes më të mirëve në botë, që është edhe objektivi im. Ndihem një futbollist I kompletuar, por dua të bëhem akoma më I mirë dhe fitoret të ndihmojnë të bëhesh akoma më I mirë. Me Sarrin loja është krejt ndryshe. Me Alegrin sa merrja topin në këmbë duhet të kërkoja lojtarërt e krahut lart, kurse tani mund të bëj vertikalizime. Kam përpara lojtarë të aftë për të lëvizur mes linjave kështu që unë kam më shumë hapësira në fushën e lojës’.
Sfidanti.al