Barcelona, cështja Pike turbullon Spanjën

Te Barcelona duket se kanë shpërthyer tensionet dhe në Spanjë nuk flitet për asgjë tjetër. Shkak për këtë janë bërë polemikat e shkaktuara nga mbrojtësi Xherard Pike që nuk I kurseu aspak kritikat në drejtim të drejtuesve të klubit dhe këtë e bëri fillimisht pas ndeshjes me Vijarrealin dhe më pas në fund të sfidës me Getafen

Bombën e parë Pike e hodhi pas fitores 2-1 me Vijarrealin teksa kritikoi klubin pa u ardhur shumë rrotull fjalëve për fazën parasezonale me Barcelonën që luajti 6 miqësore në 18 dite në 3 kontinente.Me pak fjalë më shumë kishte udhëtime se stërvitje në fushën e lojës dhe sipas mbrojtësit ky është shkaku kryuesor I dëmtimeve të shumta që kanë goditur Barcelonën.

Ditën tjetër e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ publikoi një artikull kritik shumë të fortë kundër futbollistëve dhe pushtetit të tyre që po mbretëron në brendësi të Barcelonës. Artikulli shkaktoi reagime të forta kjo edhe për faktin se kjo e përditshme është shumë pranë klubit blaugrana

Kundërpërgjigjja e lojtarëve nuk vonoi dhe ishte I zakonshmi Pike që foli pas ndeshjes me Getafen. ‘Shpresoj që askush të mos krijoje konflikte të padobishme dhe të dëmshme. Nuk duam të zemërohemi, duhet që të qëndrojmë të bashkuari, përndryshe I bëjmë dëm vetes-u shpreh qendërmbrojtësi.

Nuk është hera e parë që Barcelona përfshihet nga mosmarrëveshjet e brendshme. Gjatë verës, kur flitej për rikthimin e Nejmar te Barcelonë, Lionel Messi, I intervistuar nga ‘Sport’ kishte deklaruar se nuk e dintë nëse klubi kishte bërë gjithcka për të rimarrë brazilianin. Janë këto dy momente që I bashkohen edhe vështirësive të skuadrës në aspektin sportiv, por që te Barcelona duhen lënë pas në mënyrë që ajo të jetë sa më shumë e përqendruar për sfidën me Interin në Ligën e Kampioneve.

Sfidanti.al