Xhokovic pranë kthimit në fushat e tenisit; ndërkohë merret pak me sumo

Novak Xhokovic duket se I kaloi problemet me shpatullën që e detyruan atë të tërhiqet në US Open dhe tani është gati pr t’u kthyer në fushat e lojës. Numri 1 I renditjes botërore ndodhet në Tokio të Japonisë ku do të marrë pjesë për herë të parë në turneun që do të zhvillohet në vendin aziatik. Dhe ndërsa ai pret të zbresë në fushë, Xhokovic mendoi të shkojë fillimisht në Dohyo, zona e dyluftimit që përdoret në sportin e sumos.

Mes të qeshurave, Nole provoi disa lëvizje të këtij dyluftimi tradicional japonez me disa ish sportistë vendas të sumos. ‘Ishte një eksperiencë unike dhe e pabesueshme. Ndihesha pak jashtë forme për sumon-tha me tone shakaje Xhokovic-mendoj se me disa kg më shumë do të jem gati për të dyluftuar. Ndoshta do të më duhet trefishi I peshës sime aktuale për të garuar’.

Sfidanti.al