Koleman, e artë botërore me 9”76, por sa “baltë” sprinti i atletikës!

Një gazetë e njohur europiane shkruajti pas finales së 100 metrave se gara “mbretëreshë” e sportit “mbretëreshë” nuk i ka punët aspak mirë. Edhe pse Kristian Koleman shkëlqeu në stadiumin “Halifa” të Dohës në Katar, me kohën e shkëlqyer 9”76, sërish faktet janë të tilla që e bëjnë këtë disiplinë “të turpërohet”. “Nëntë nga 10 më të shpejtët në 100 metra për meshkuj kanë pasur probleme me dopingun, – shkruajti “Deili Meil”, – gjithçka është kaq e thjeshtë”.

Koleman mori pjesë në Botëror sepse nuk u dënua për shmangien nga kontrollet e dopingut. Patrioti i tij amerikan, Xhastin Gatlin, është pezulluar dy herë gjatë karrierës për shkak të dopingut, ndërsa edhe sprintierë të tjerë nuk janë pa njollë. Koleman dha kohën e 6-të më të shpejtë në histori, por legjenda Majkëll Xhonson thotë se ai nuk mund të jetë kurrë fytyra e këtij sporti. Botërori i atletikës në Doha vazhdon, por shija e keqe prej këtij sporti, mbetet.

Sfidanti.al