Karim Adeyemi shfaqet në Barcelonë me veturë me targa të Ferizajt

Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e fansave të Karim Adeyemit, pasi futbollisti është parë në Barcelonë me një veturë që mban targa të Kosovës. Ajo që ka rënë më shumë në sy është kodi “05” në targat e automjetit, i cili i përket rajonit të Ferizajt. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur edhe reagime me humor nga shqiptarët, të cilët e kanë cilësuar Adeyemin si “të shqiptarizuar”.

Kështu, një detaj i vogël nga përditshmëria e futbollistit në Barcelonë ka sjellë në vëmendje targat e një automjeti nga Ferizaj dhe ka ngjallur komente të shumta në rrjet.