Grafiti I famshëm I puthjes mes Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos I realizuar nga artisti urban Tvboy(Salvatore Benintende’ dhe që titullohet ‘Dashuria është e verbër’ është në shitje pasi ka dalë në ankand. Këtë nismë e ka ndërmarrë Shtëpia e Ankandeve ‘Escrapalia’ që ka vendosur 24 tetorin si afatin përfundimar për ata që janë të interesuar të blejnë këtë graffiti.
Kjo vepër e mori famën në 20 prill të 2017 teksa u shfaq në pjesën anësore të një ndërtese të Paseo de Gracia në Barcelonë përpara zhvillimit të ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Në këtë graffiti shfaqen Messi e Ronaldo të dy të veshur me uniformat e skuadrave respektive teksa puthen në buzë me Messin që duket në majë të gishtave për të arritur Ronaldon. Për momentin oferta më e lartë e arritur për këtë graffiti ka kapur shifrën e 170 Eurove
Sfidanti.al