Lebron James shënoi 44 pikë, rezultati më i mirë sezonal për të dhe arriti numrin e 7 mijë asist në karrierë duke udhëhequr Cleveland Cavaliers në një fitore spektakolare 116-105 ndaj Charlotte Hornets. Përpara publikut të tij, Kampionët në fuqi të NBA dominuan mbi parket duke detyruar Hornets të vihen gjithmonë në ndjekje të rezultatit. Asistin e tij të 7 mijtë në NBA, James e dhuroi kur shërbeu Thompson që realizoi për shifrat 18-10 në periodën e parë, e cila u mbyll me një +10 nga ana e Cavaliers. Në periodën e dytë shifrat vazhduan të thellohen më tej për Cleveland, me James që mori përsipër ekipin duke cuar rezultatin në 41-28.
Pjesa e parë e luajt u mbyll me rezultatin 67-52 për Cavaliers. Pas pushimit Charlotte duket se mori energji dhe arriti të shkurtojë diferencën deri në 73-70 falë dhe lojës së mirë të Kemba Walker që e mbylli sfidën me 24 pikë në total. Kevin Love megjithatë riktheu Clevelandin në +5, ndërsa në fundin e periodës rezultati ishte 92-81 për Cleveland. Në pjesën e fundit, James me një goditje të saktë për 3 coi rezultatin në +14 me vendasit që menaxhaun pa shumë probleme takimin duke fituar në fund me rezultatin 116-105. Ky ishte suksesi i katërt radhazi për Cleveland dhe ndeshja e parë për James që shënoi 17 pikë brenda periodës së katërt duke vendosur një tjetër rekord sezonal për të.