Rrëfimi shokues I Van Dajk: Rrezikova të vdes, shkruajta testamentin

Virxhil Van Dajk zbulon disa të reja të vecanta për një cështje që kishte folur edhe më parë. Mbrojtësi I Liverpulit në vitin 2012  vuajti nga apandesiti, peritonitis dhe infeksioni në veshka pasi kishte ndjerë një dhimbje të fortë në abdominal.

U dërgua me njëherë në spital dhe mjekët arritën ta shpëtonin, por Van Dajk kujton: ‘Isha shumë pranë vdekjes, në atë moment mendova më të keqen kështu fillova të shkruaj testamentin-tregon Van Dajk në një intervistë për  Four Four Tëo-në shumicën e rasteve, pacientët me probleme të tilla vdesin. Në spital mund të shihja tubat e lidhur pas trupit tim, nuk mund të bëja asgjë. Fillova të përgatis testamentin tim; nëse do të vdisja një pjesë të parave të mia do t’ia jepja nënës sime. Askush nuk donte të flistë për fundin tim, por unë duhet ta bëja këtë’.

Sfidanti.al