‘Njerëzit e gjykojnë për atë që bën jashtë fushave të lojës pa kërkuar që ta njohin vertet si person. Për mua është një djalë interesant, por edhe I turpshëm-kështu u shpreh Kilian Mbape në lidhje me Mauro Ikardin që vazhdon të kritikohet. Ish kapiteni I Interit, që ditën e fundit të merkatos kaloi te Paris Sën Zhermenit, pak nga pak po fiton vendin e tij në skuadër, madje në ndeshjen ndaj Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve ai ishte titullar
I pranishëm në mbrëmjen gala të ndarjes së cmimeve të FIFA The Best, Mbape që është në sezonin e tretë te Paris Sën Zhermenit, tregoi hapat e para të Ikardit te kampionët e Francës.
‘Mauro erdhi në mënyrë të papritur në skuadër dhe po bën gjithcka për fanelën e titullarit-vijoi Mbape-na takon ne që ta ndihmojmë që ai të ambientohet sa më mirë dhe kur kjo të ndodhë, do të shënojë shumë gola për ne’.
Deri tani ish sulmuesi I Interit ka luajtur 88 minuta në total në Ligue 1 dhe Champions League, por nuk ka shënuar ende. Por Ikardi edhe te zikaltrit ka treguar se në momentin që është ambientuar , ka ditur të bëjë atë që ai di të bëjë më mirë, shënimin e golave.
Sfidanti.al