FA mund t’i heqë disa pikë skuadrës së Chelseat për shkak të dhunës së përsëritur të futbollistëve.
Skuadra e Antonio Contes, Chelsea është përfshirë në përleshje javën e kaluar me futbollistët e Manchester Unitedit, pas një ndërhyrje brutale të Sergio Agueros në Davide Luiz.
Për shkak të kësaj përleshje, Aguero dhe Fernandinho u përjashtuan me të kuq dhe u dënuan me katër përkatësisht tre ndeshje mos lojë.
Por, ky incident mund të jetë edhe më i rëndë për Chelsean, të cilëve mu t’u hiqen disa pikë nga Federata Angleze, për shkak të dhunës së përsëritur.
Chelsea ishte në limite edhe vitin e kaluar në ndeshjen kundër Tottenhamit, ku 9 futbollistë u ndëshkuan.
Nëse FA vendos që të dënojë Chelsean, atëherë kjo do të jetë hera e parë në 26 vitet e fundit që ndodhë diçka e tillë, pasi më herët ishin dënuar me heqje pikësh Manchester United dhe Arsenal për shkak të përleshjeve ndërmjet futbollistëve