Të gjithë mezi prisnin kthimin në fushën e lojës të Lionel Messit në ndeshjen me Borusian e Dortmundit, por ylli I Barcelonës në mbrëmjen e së martës u bë pikërisht Mark Andre Ter Shtegen. Portiere gjerman u kthye në murin e katalanasve teksa ndaloi disa gjuajtje të futbollistëve të Borusias dhe këtu përfshihet edhe pritja e penalltisë ndaj Marko Rojsit.
Kjo bëri që tashmë statistikat e tij në rastet e penalltive të mos konsiderohen më të rastësishme, sidomos në Ligën e Kampioneve, ku Ter Shtegen ka pritur 4 nga 6 penalltitë e akorduara kundër Barcelonës. Në total në drejtim të Ter Shtegen janë ekzekutuar 41 penallti që nga fillimi I karrierës së tij dhe ai ka mundur të presë 11 prej tyre që do të thotë një efikasitet prej 26.8%. Rojs, Ben Jeder, Xheko, Aguero, Myler, Shyrrle apo Van Der Vart janë disa prej emrave të njohur të futbollit që janë ndalur nga Ter Shtegen në ekzekutimet e tyre nga pika e bardhë.
Megjithatë, Ter Shtegen pavarësisht gjithckaje ka shumë pengje mes të cilave edhe ndeshjet e cuditshme të Romës dhe Anfildit duke mbajtur hapur llogaritë me kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube që I dha famë te Barcelona.
Me të mbërritur në Barcelonë, ai u bë portieri titullar që I dha Barcelonës, Championsin e vitit 2015 për të marrë më pas cmimin për pritjen më të bukur që bëri në Allianz Arena në ndeshjen me Bajernin e Mynihut. Që nga ai moment ka akumuluar zhgënjime të njëpasnjëshme në këtë eveniment në Kalderon, Juventus Stadium, Olimpico dhe Anfiled, zhgënjime plagët e së cilës nuk mund të kurohen me penalltinë e pritur në Signal Iduna Park
Sfidanti.al