Atletiko Madrid shlyen borxhin 202 milionë Euro me organet fiskale

Atletiko Madrid nuk ka më asnjë detyrim kundrejt organeve fiskale spanjolle. Klubi spanjoll  në fakt e shleu 100% borxhin e krijuar me to që kapte vlerën e 202 milionë Eurove duke përfshirë edhe interesat. Enti I Vanda Metropolitano kishte arritur një akord me Agjencinë e të Ardhurave për një plan pagese të këtij borxhi në mars të 2013 deri në shlyerjen e plotë të tij, dicka të cilën Atletiko  e realizoi përpara kohe.

Sipas asaj që është publikuar te ‘Expansion’, kësti I fundit I borxhit që u shlye nga Atletiko u bë në 30 gusht.

Shlyerja e parakohshme e borxhit përkon edhe me kryerjen e investimeve të rëndësishme. Tani Atletikos së Mardridit I mbetet të shlyejë borxhet që ka në sektorin privat që konsiderohet si investime të klubit si për futbollistë ashtu edhe në infrastrukturë.

Në këtë pikë shfaqet Vanda Metropolitano, e cila ka kushtuar 330.8 milionë Euro dhe në këtë rast Atletiko iu drejtua Karlos Slim për të financuar 200 milionë nëpërmjet kompanisë së tij të financimit, Inbursa si dhe selitë e Akademisë; Alkala de Henares 18.18 milionë, Alkorkonm 15-20 milionë dhe Unaza Olimppike, jo më pak se 50 milionë Euro

Sfidanti.al