Duket se telenovela Nejmar do të zgjasë me sezonin e tretë të tij. Tani ai që ndez situatën është babai dhe njëkohësisht agjenti I futbollistit, Nejmar Senior që ende nuk arrin të pranoj se djali I tij nuk ia doli dot të kthehet të Barcelona, madje në një intervistë për median ai konfirmoi se klubi katalanas dhe ai francez po I vijojnë bisedimet për 27 vjecarin që në pamje të parë duken të mbyllura. Ai shton se gjithsesi gjërat janë ende shumë të vështira sepse Nejmar nuk ka në kontratën e tij me Paris Sën Zhermenin klauzolë të zgjidhjes së saj.
Kjo verë ishte shumë e turbulluar për Nejmar që përvecse vuajti dëmtimin eradhës pati edhe probleme të tjera jashtë fushës së futbollit teksa u akuzua për përdhunim nga Nazhila Trindade, një histori kjo që pati një fund të lumtur për të dhe të hidhur për atë që pretendonte se ishte viktima e tij. Sikur të mos mjaftonin këto, Nejmar u përball edhe me fyerjet e tifozëve ultras të Paris Sën Zhermenit në fillimin e kampionatit edhe pse braziliani nuk ishte në fushën e lojës
Tani kësaj situate I shtohen edhe deklaratat e babait të Nejmar që shtoi edhe dicka tjetër në deklaratën e tij që nuk do t’u pëlqejë shumë drejtuesve të Paris Sën Zhermenit. ‘Brazilianët duan vetëm të jenë të lumtur dhe djali im ishte I lumtur te Barcelona-tha Nejmar Senior-u prek shumë nga fakti që ish shokët e tij të skuadrës I kërkuan të kthehej në Camp Nou’
Sfidanti.al