Gjatë periudhës së merakatos së transferimeve futbollistët zënë faqet e para të mediave për destinacionet e tyre të ardhshme, por pas cdo veprimi e transaksioni për ta qëndrojnë agjentët e tyre që shpesh rezultojnë vendimtare në zgjedhjet e bëra nga lojtarët përsa I përket të ardhmes.
Sipas të dhënave të FIFA Transfer Matching System që u publikuan te ‘Inside Ëorld Football’, në sesionin e fundit të merkatos, agjentët e futbollistëve në total përfituan 529.3 milionë Dollarë
Gjatë muajve të verës, u kryen 8746 transferime lojtarësh një shifër kjo më e lartë se ajo e një viti më parë kur u kryen 8527 transferime. Evropa është padyshim dominuese kur bëhet fjalë për merkaton e transferimeve dhe 76% e shpenzimeve janë kryer në 5 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit por jo vetëm kaq 48 nga 50 transferimet më të kushtueshme janë bërë pikërisht në Evropë.
Komisionet e agjentëve, 1 vit më parë arritën në vlerën e 447.6 milionë Dollarë, ndërsa këtë vit ato kapën vlerën e 529.3 milionë Dollarë, shifra që në 64.9% të rasteve janë paguar nga klubet që kanë bërë blerjet e lojtarëve.
Sfidanti.al