Zënkë, kërcënime e gjuajtje me armë; Arda Turan dënohet me 2 vjet burg

Armëmbajtje pa leje dhe gjuajtje me synim frikësimin dhe ngjalljen e panikut; janë këto akuzat që sollën dënimin e Arda Turan me 2 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg, ndërkohë që u rrëzuan ato për ngacmim seksual. Në muajin tetor, ish futbollisti I Atletiko Madrid dhe Barcelonës që tani është në radhët e Bashakshehir, u përfshi në një sherr në një klub nate me këngëtarin Berkaj Shahin me futbollistin që flirtoi disi me bashkëshorten e artistit.

Bilanci I këtij sherri ishte dërgimi I Berkaj Shahin në spital me hundë të thyer, por Arda Turan nuk e la me kaq.Futbollisti shkoi në spital I armatosur duke gjuajtur me të, por sipas avokatëve mbrojtës të tij, Arda Turan nuk kishte këtë qëllim dhe se gjithcka ndodhi aksidentalisht

Gjithsesi ky episod I kushtoi futbollistit pasi u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg, njëdënim ky që për momentin është lënë pezull. Por sherri në klubin e natës është vetëm ngjarja e fundit negative e Arda Turan në Turqi. Më parë, mesfushori ishte përfshire në një agresion verbal me kërcënime ndaj një gazetari, ndërkohë që në kampionat u dënua me 16 ndeshje pezullim pasi shtyu një arbitër anësor, ndërkohë që iu hakërrye edhe gjyqtarit kryesor në një ndeshje të kampionatit turk.

Sfidanti.al