Filipe Kutinjo te Bajern? E këshilloi Jurgen Klop

Nëse Filipe Kutinjo tani është futbollist I Bajernit të Mynihut, një meritë e ka trajneri I Liverpulit, jurgen klop. Ishte vetë tekniku gjerman që e zbuloi dicka të tillë në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane ‘Bild’ teksa tha se ishte ai që I rekomandoi brazilianit opsionin Bajern Mynih edhe pse kjo lëvizje do të dëmtonte ish klubin e tij, Borusia Dortmund.  Klop e vuri në dukje këtë këshillë të tij pasi fillimisht pranoi se Liverpuli nuk mund ta blinte sërish atë nga Barcelona për shkak të pamjaftueshmërisë së financave.

Në intervistën e tij, Klop nuk I kurseu lëvdatat futbollistit Brazilian qënë të vërtetë ka kaluar te Bajerni në formë huazimi pasi kartoni I tij është ende në pronësi të Barcelonës.

‘Kutinjo është një futbollist I mrekullueshëm, në të vërtetë ne nuk donim ta shisnim, por Barcelona na detyroi financiarisht-tha Klop duke iu referuar kalimit të Kutinjos nga Liverpuli te Barcelona në janar të 2018-është një futbollist I një niveli të lartë botëror dhe është një lëvizje e mirë e Bajernit dhe Bundesligës. Mendova se ishte një opsion shumë I mirë për të dy palët kur fola me Kutinjon për herë të parë. Mund të duket e cuditshme, por nuk kishim mjaftueshëm para për ta riblerë dhe I kishim shpenzuar të gjitha të ardhurat e siguruara nga shitja e tij. I thashë personalisht që do të përshtatej mirë te Bajerni’

Sfidanti.al