Celsi mund të marrë lajme të mira nga merkatoja e transferimeve duke qenë se gjatë muajve të verës nuk bëri asnjë blerje pasi ishte I dënuar për thyerje të normave për transferimin e futbollistëve nën moshën 18 vjecare. Sipas asaj që publikohet te Daily Express, ekziston mundësia që ky dënim t’I hiqet klubit londinez në sesionin e merkatos dimërore.
Gjatë verës Celsi kreu veprime vetëm në aspektin e largimit të lojtarëve, sic është kalimi I Eden Hazard te Reali I Madridit, por nuk mundi të sjellë asnjë emër të ri për ta vënë në dispozicion të Frenk Lampard pasi nuk e lejonte bllokimi në merkato, dicka që për momentin është në fuqi edhe përsa I përket muajit janar.
Por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt pasi sipas asaj që shpjen Daily Express, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv mund të reduktojë dënimin e Celsit dhe të lejojë Blutë që të bëjnë veprime në merkaton e transferimeve duke nisur që nga merkatoja e fillimit të vitit të ardhshëm.
Sfidanti.al