Tradhëti spektakolare ajo e Infantinos për Blaterin

Ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater u ankua, dje, se pasuesi i tij, në këtë post, Xhani Infantino, e injoron dhe nuk u përgjigjet thirrjeve të tij telefonike. Sikurse dihet, Blateri, 80 vjeç, nuk ka të drejtë që të ushtrojë asnjë veprimtari futbollistike, gjatë gjashtë viteve, për shkak se ai akuzohet për lidhje me korrupsionin. Blateri zviceran e apeloi vendimin në Gjykatën Sportive të Arbitrazhit, por apeli ose ankesa e tij u refuzua.

“Pas zgjedhjes së Infantinos, ne edhe u pamë disa herë, ai erdhi në shtëpinë time dhe ne kemi zhvilluar disa biseda. Madje, unë i dhashë edhe një listë me detyra që duheshin zgjidhur në FIFA. Ai më tha se ‘ne do të punojmë bashkë’, por që atëherë, asnjë komunikim. I kam dërguar disa SMS dhe e kam marr në telefon te numri i tij personal, por ai nuk më është përgjigjur. Nuk kam parë, ndonjëherë, që presidenti i ri të mos ta respektojë presidentin e mëparshëm”, u ankua Blateri te Bi-Bi-Si-ja.

Sfidanti.al