Seriali për Netflix ‘Neymar’, episodi i radhës: PSG i kërkon Barcelonës, Dembelenë

Pas 9 ditësh mbyllet merkatoja e transferimeve dhe episodet e fundit të telenovelës Nejmar janë ende larg. Sipas lajmeve të orëve të fundit, Barcelona duket se po i humbet shpresat për të pasur sulmuesin brazilian në radhët e saj. Sipas të përditshmes ‘Le Parisien’, Paris Sën Zhermeni po kërkon që të bindë Ousman Dembele që të kthehet në Francë si pjesë e tratativave, por katalanasit nuk lëvizin nga qëndrimi u tyre dhe këmbëngulin që të marrin Nejmarin me huazim me të drejtë (jo detyrim) blerjeje të tij.

Arsyeja që Barcelona kërkon që të aplikojë këtë formulë për të kthyer në Camp Nou, Nejmarin është se skuadra kampione e Spanjës nuk e ka fondin e duhur për të shpenzuar kjo për shkak të blerjeve të Grizman dhe De Jong, por edhe për faktin se mes Barcelonës dhe PSG nuk ka asnjë akord përsa u përket lojtarëve që duhen përfshirë në operacion

Për këto arsye duket se klubi i vetëm që mbetet në lojë është Reali i madridit edhe pse dështoi në tentativën e fundit të tij për Nejmarin. Ndërkaq, paris Sën Zhermeni nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur në rast se Nejmar kthehet në La Liga. Sipas tabloiditi Mirror, një delegacion i kampionëve të Francës do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Londrës për të blerë Vilfrid Zaha nga Kristal Palas për 100 milionë Paund.

sfidanti.al