Silvio Berluskoni është një “dhelpër e vjetër”, por nuk është keq nëse dëgjon edhe të tjerët. Njëri nga këta “të tjerë” është specialisti gjerman i menaxhimit, Johen Lësh, shef ekzekutiv i një kompanie të madhe që merret me të drejtat televizive të shumë sporteve. I pyetur nga “La Gazeta delo Sport”, shefi i kompanisë MP&Silva, ngre super kur vjen puna tek aksionerët e ardhshëm të Milanit. “Nuk i kam dëgjuar kurrë, – thotë 51-vjeçari nga Hamburgu, – kam njohur Suningun dhe grupin që bleu Interin, por këta jo. Gjithsesi, unë nuk jam menaxher kinez, por europian”.
Li Jonghong është presidenti i grupimit “Sino Europe Sports”, pra i shoqërisë kineze që ka dhënë “kapar” 100 milionë euro, dhe në mars pritet të marrë aksionet e Milanit nga Berluskoni. Gjithsesi, Lësh, thotë se Seria A duhet të ndërtojë stadiume të rinj, ashtu siç bëri Juventusi, që të jetë interesante si 30 vjet më parë kur ishte kampionati më i fortë i botës. Po ashtu, duhet luftuar korrupsioni, racizmi dhe dhuna.
Sfidanti.al