Murinjo pa dilemë: Siti.. me ekipin e dytë mund të luftojë për titullin!

Trajneri kontravers Zhoze Murinjo konsideron se Mançester Siti mund të luftojë në mënyrë të barabartë me të dy ekipet e tij për titullin e kampionit të Premier Ligës.

Ish-trajneri i Portos, Çelsit, Interit, Realit të Madridit dhe të Mançester Junajtidit tha se klubi “qytetar” është përsëri favorit absolut për titullin e ligës më të fortë angleze.

“Unë kam mendimin se katër ekipe janë favoritë: Mançester Siti, Mançester Siti B, Liverpuli dhe Totenhemi. Kur pashë se kush qëndronte ulur në stolin e rezervave, kur Siti luajti kundër Uest Hemit, mendova se ky ekip mund të luftojë për titullin edhe më këta lojtarë që qëndrojnë ulur në stolin e rezervave”, deklaroi Murinjo.

Sfidanti.al