Megjithëse u njoftua se Mario Baloteli do ta vazhdonte karrierën e tij në Brazil, më saktë te Flamengo, tani doli lajmi se ai po kërkon klub në Serinë A, madje një nga ata, Helas Verona, që sapo është kthyer në Serinë A, i ka bërë ofertë futbollistit italian kontravers që, në fakt, do të ishtë një përforcim i shkëlqyer për klubin veronez.
Sulmuesi 28-vjeçar tre vitet e fundit i ka kaluar në Francë, ku ka luajtur me Nicën dhe Marsejën.
Sidoqoftë, veç Veronës, intresim për Balotelin ka treguar edhe Fiorentina që synon ta përforcojë sulmin e vet me një futbollist që dikur është konsideruar si një nga talentët më të mëdhenj në botë.
Sfidanti.al