Këshilla Redknap: Totenhem, mbaje Eriksenin, hape portofolin!

Totenhemi i bëri një start të suksesshëm sezonit të ri të Premier Ligës, duke mundur para shikuesve të vet 3-1 Aston Vilën. Gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, klubi nënkampion i Evropës ishte në disavantazh, por gjithçka ndryshoi, kur në lojë hyri Kristian Erikseni në min. e 64-të, kështu që ekipi i kryesuar nga Poçetino u duk krejtësisht ndryshe në fushë.

“Pa hyrë Erikseni në fushë, unë nuk shihja ndonjë mundësi që Totenhemi ta fitonte këtë ndeshje. Pasi ai hyri në lojë, ndryshoi gjithçka, ritmi, shpejtësia dhe ndërlidhja mes lojtarëve. Kushdo lojtar që ta kishte topin, ai synonte t’ia jepte Eriksenit që ishte me të vërtetë më i merituari për pëmbysjen e rezultatit dhe fitoren e Totenhemit. Ai tregoi sesa i rëndësishëm është për ekipin. Futbollistët si ai janë të rrallë. Ata duhet ta mbajnë atë  në klub. Nëse ai do më shumë para, le t’ia japin, sepse ai i meriton ato”, deklaroi trajneri i njohur anglez, Henri Redknap, që ka drejtuar shumë klube të mëdhenj anglezë.

Sfidanti.al