Veterani francez Frank Riberi ka një ofertë tunduese që ta vazhdojë karrierën në Rusi. Lokomotiva e Moskës është klubi që e do sulmuesin anësor francez në radhët e veta për sezonin e ardhshëm.
Riberi, në fakt, tani është një lojtar i lirë, qëkur atij i mbaroi kontrata me Bajernin e Mynihut dhe ai vendosi që të largohej nga klubi bavarez mbasi luajti me të më shumë se një dhjetëvjeçar.
PSV Aind’hoven dhe Monako gjithashtu kanë treguar intres për Riberin, por ai nuk i pranoi këto oferta.
Riberi luajti me Bajernin 425 ndeshje, duke shënuar 124 gola dhe dhënë 182 asistenca goli.
Sfidanti.al