Juventusi në një ndeshje miqësore u mund 1-2 nga Atletiko e Madridit dhe trajneri i klubit torinez, Mauricio Sari, bëri një deklaratë të sinqertë mbas kësaj ndeshjeje:
“Unë, në fakt, jam i kënaqur me lojën e ekipit tonë, sidomos, në pjesën e parë, por ne nuk duhet ta kishim pësuar golin e dytë, por, fundi i fundit, ky është futbolli. Por, sidoqoftë, ne ndodhemi në një situatë të tillë, kur duhet të shesim gjashtë lojtarë, sepse ata janë të tepërt”.