Trajneri argjentinas, Maurusio Poçetino, ka arritur që ta bëjë shumë konkurrues Totenhemin dhe tani ky i fundit bën pjesë midis katër ekipeve më të mirë të Premier Ligës, duke shënuar rezultate mjaft të mira jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampioneve, ku ky ekip londinez luajti në finale të saj kundër Liverpulit.
Sidoqoftë, ky klub londinez, nën drejtimin e Poçetinos, nuk ka fituar asnjë titull, kështu që ky trajner synon që kjo gjë të ndryshojë gjatë sezonit 2019-2020.
“Unë kam mendimin se, duke qenë po fillon sezoni i gjashtë i imi në këtë klub, ka ardhur koha që ai të ngrejë ndonjë trofe: Kupën Karabao (Kupa e Ligës), FA Kupën, Premier Ligën ose Ligën e Kampioneve. Nuk po ngul këmbë se ka ardhur koha, sepse nuk dua të ushtroj presion mbi lojtarët, por, nëse më pyesni mua, unë nuk dua vetëm që Totenhemi të dalë midis katër ekipeve më të mirë të Premier Ligës, por edhe më shumë, të fitojë një trofe. Ne jemi afruar shumë, por akoma nuk po e prekim dot lavdinë”, deklaroi Poçetino.
Sfidanti.al