Murinjos nuk i del inati me Mançester Junajtidit dhe Çelsin

Ai vetë nuk ka shumë faj, të paktën sipas mendimit të tij. Zhoze Murinjo, madje, mendon se mund të fitonte shumë më tepër, pse jo edhe titullin kampion, me Mançester Junajtidin, prej të cilit e shkarkuan fundvitin e kaluar. Në një parashikim të bërë në nisje të Premier Ligës, trajneri portugez, lëshon një “shigjetë të helmatisur” ndaj “djajve të kuq” dhe Çelsit, ish-klubit që gjithashtu e largoi.

“Mendoj se skuadra B e Mançester Sitit ka më shumë shanse për të fituar titullin në Angli sesa Mançester Junajtid dhe Çelsi, – u shpreh Murinjo, për “Skaj Sportsin”, – katër skuadra mund ta fitojnë titullin, Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi dhe … Mançester Siti B. Nuk kam besim as tek Arsenali, ndonëse sezonin e kaluar u paraqit shumë mirë”.

Sfidanti.al