Pjesëtari i përfaqësueses portugeze, Zhoao Kanselo, është tani lojtar i Mançester Sitit, duke qenë se ai nënshkroi me këtë klub një kontratë gjashtëvjeçare, dhe ai do të jetë një përforcim i mirë për trajnerin Pep Guardiola. Kanselo vjen nga Juventusi, pasi për të u paguan 65 milionë euro, ndërkohë që në drejtimin e kundërt, pra te Juventusi, shkoi braziliano Danilo.
“Mançester Siti është një klub i shkëlqyer me një trajner fantastik dhe unë jam shumë i kënaqur që unë do të kem mundësinë të bashkëpunoj me yjet e këtij klubi”, deklaroi Kanselo, midis të tjerave, në intervistën e parë që dha në uebsajtin zyrtar të Sitit.
Sfidanti.al