Leonid Slluckij largohet nga posti i trajnerit të CSKA-së

Trajneri kryesor i njërit prej ekipeve më kryesorë të Rusisë, CSKA të Moskës, Leonid Slluckij, ka vendosur që të largohet nga posti i tij, pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve, me Totenhemin. “Një nga trajnerët më të titulluar në historinë e ‘kuqebluve’ do ta lejë postin e tij me dëshirën e tij, duke ruajtur, ndërkohë, marrëdhëniet miqësore dhe të ngrohta me klubin”, vihej në dukje në njoftimin që publikoi, sajti i CSKA-së së Moskës. Shërbimi i shtypit të klubit njoftoi se emri i trajnerit të ri do të njoftohet deri në fund të javës.

“Kryesia e klubit CSKA falënderon Leonid Slluckin për shtatët e vitet e bashkëpunimit të frytshëm, tre titujt kampionë, dy Kupat e Rusisë dhe dy Superkupat, si edhe për emocionet e pazakontë që ekipi, nën kryesimin e tij, i ka dhuruar armatës së madhe të tifozëve të këtij klubi ushtarak, gjatë të gjithë këtyre viteve! Dyert e klubit tona janë, gjithnjë, të hapura për Juve, Leonid Viktoroviç Slluckij!”, thuhet në sajtin e klubit të lartpërmendur. Qershorin e kaluar, Slluckij u largua nga posti i trajnerit kryesor të ekipit kombëtar të Rusisë që të përqendrohej te karriera e klubit CSKA. Përfaqësuesja ruse u largua nga kampionati evropian i fundit i Francës, pasi zuri vendin e fundit në grup.

Sfidanti.al