Sensacion nga Anglia: Runi  lojtar dhe zv.trajner i Derbi Kauntit!

Po flitet shumë për një transferim eventual sensacional që shumë shpejt do të marrë formë konkrete. Legjenda e futbollit anglez dhe e Mançester Junajtidit, Uejn Runi, mbas tre sezoneve në MLS-në amerikane, do të kthehet në atdhe dhe do të bashkohet me klubin Deri Kauntri që konkurron në Championship.

Mediumet shkruajnë se ai do të jetë lojtar dhe ndihmës i trajnerit Filip Koku në “Prajd Park”, duke ngjallur entuziazmin e tifozëve të Derbit.

Runi (33 vjeç) në Angli ka luajtur me Mançester Junajtidin dhe Everotnin, ndërkohë që vetëm para pak ditësh u spekulua se ai do të kthehej në “Old Trafford” si ndihmës i trajnerit Ole Solskjer.

Sfidanti.al