Futbollisti legjendar uruguaian, Diego Forlan, më në fund, vendosi që t’i japë fund karrierës së tij si lojtar në fushë dhe klubi i tij i fundit, me të cilin ai luajti sezonin e kaluar, ishte ai i Hong Kongut.
Sidoqoftë, Evropa futbollistike e mban mend atë si lojtar i madh, kur ai luajti në Spanjë, me Vilarealin dhe Atletikon e Madridit.
“Me të vërtetë, nuk është e lehtë të ndahesh me futbollin, por vjen një ditë, kur kjo duhet të bëhet. Tani, kam vendosur që t’i japë fund karrierës sime si futbollist profesionist”, deklaroi Diego Forlani 40-vjeçar në një prononcim në “Telemundo”.
Forlani ka luajtur në La Liga 240 ndeshje dhe ka shënuar 128 gola, ndërkohë që me përfaqësuesen e Uruguait ai fitoi Kupën Amerika më 2011.