“Djalli”  nuk e toleron Lukakun, i vë një gjobë “të majme”

Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Romelu Lukaku, do të ndëshkohet me gjobë financiare, sepse mungoi të martën e fundit në seancën stërvitore të ekipit. Në fakt, disa ditë më parë Lukaku u stërvit me Anderlehtin, por, duke qenë se “djajtë e kuq” kishin pushim të henën, nuk përbëu ndonjë problem që sulmuesi belg u stërvit në atdheun e tij.

Sidoqoftë, Bi-Bi-Si-ja pretendon se futbollisti 26-vjeçar i Junajtidit do të ndëshkohet me një gjobë financiare prej 400 000 sterlinash që është gjoba maksimale, kur mungon pa arsye në stërvitje.