Portali i specializuar në fushën e basketbollit, “Jurohups”, shpalli listën e basketbollistëve më të paguar në Euroligë. Në fakt, në Evropë deri tani nuk ka ekzistuar praktika që klubet të tregohen transparentë lidhur me pagat e basketbollistëvë të tyre.
Sidoqoftë, basketbollisti më i paguar evropian është Nikolla Mirotiç, malazez me pashaportë spanjolle, që sivjet u kthye nga NBA-ja te Barcelona. Paga e tij është 5,4 milionë euro në vit. Menjëherë mbas tij vjen basketbollisti rus Aleksej Shved që luan me Himikin e rrethit të Moskës me pagë vjetore – 4 milionë euro dhe në vend të tretë ndodhet qendra e Realit, Edi Tavares, me 3 milionë euro në vit. Në vend të 4-t dhe të 5-të ndodhen përkatësisht Nando De Kolo i Fenerbahçes dhe Shejn Larkin i Efesit, të dy me nga 2,6 milionë euro në vit.
Sfidanti.al