Futbollisti i Ajaksit, Doni van de Bek, pranoi se ai ka oferta nga disa klube, midis tyre edhe nga Reali i Madridit, por se tani për tani ai ende nuk e ka vendosur, nëse do të largohet nga klubi amsterdamas.
Sidoqoftë, këtë situatë nuk e kupton dot bashkatdhetari i tij dhe ish-futbollisti i Realit Rafael van der Vart që thotë se ai pa u menduar fare do të ishte bashkuar me ekipin që drejtohet nga Zidane.
“Ai duhet të nënshkruajë patjetër me Realin. Po të isha unë në vendin e tij, unë do të isha nisur me biçikletë për në ‘Santiago Bernabe’. Tani është momenti më i mirë, pasi ky ekip ka nevojë për një mesfushor të ri të mirë në mesfushë. De Beku, pavarësisht nga konkurrenca e fortë, i ka të gjitha shanset që t’ia dalë mbanë”, deklaroi Van der Varti.
Sfidanti.al