Champions, Dortmundi ndal Realin dhe e lë në vend të dytë

Borusia e Dortmundit mund të jetë skuadër e re, sa “nuk i ka dirsur mustaqja”, por në fushën e lojës duket e madhe në moshë. E tregoi në barazimn 2-2 arritur në fushën e Realit, në Champions. Edhe pse Karim Benzema sënoi dy herë në “Santiago Bernabeu”, gjermanët nuk u dorëzuan. Obamejang e Rojs barazuan, dhe Borusia mbajti vendin e parë në grup. Legia e Varshavës mundi 1-0 Sportingun dhe i zuri vendin për në Europa League.
Në grupin E, Monako zuri vendin e parë megjithë humbjen 0-3 në Gjermani me Leverkusenin, ndërsa Totenhemi shkon në Ligën e Europës. Në grupin G, Leicesteri u turpërua në Portugali, mundur 0-5 nga Porto, ndërsa në grupin H, Sevilja mori pikë në Francë ndaj Lionit dhe u kualifikua.
Grupi E: Leverkusen-Monako 3-0, Totenhem-CSKA Moskë 3-1. Monako e Leverkusen kualifikohen, Totenhemi në Ligën e Europës.
Grupi F: Real-Dortmund 2-2, Legia-Sporting 1-0. Dortmund e Real kualifikohen, Legia në Ligën e Europës.
Grupi G: Porto-Leicester 5-0, Klub Bryzh-FC Kopenhagen 0-2. Leicester e Porto kualifikohen, Kopenhagen në Ligën e Europës.
Grupi H: Juventus-Dinamo Zagreb 2-0, Lion-Sevilja 0-0. Juventus e Sevilja kualifikohen, Lioni në Ligën e Europës.