Kritikat e Kalderon: Nëse nuk ka reagime, e ardhmja do të jetë si viti 2006

Ramon Kalderon është një nga zërat më kritikë të madridizmit dhe këtë ai e tregoi edhe pas humbjes së thellë të Realit të Madridit në derbin me Atletikon 7-3. Ai që ka qenë presidenti i Los Blancos në periudhën 2006-2008 bëri një deklaratë në rrjetin social Twitter duke shfaqur edhe njëherë pakënaqësinë për bordin aktual drejtues të Realit të Madridit me në krye Florentino Perez

‘Ajo cfarë u ndodhi Realit të Madridit sezonin e kaluar dhe ajo që po i ndodh tani në këtë periudjë, nuk është rastësi-tha Kalderon-nëse nuk do të ketë reagim në kohë, atëherë do të përjetojmë një situatë si në 2006. për herë të parë në histori qëndruam 3 vjet pa fituar asgjë me një ekip të fundosur’

Më pas Kalderon iu rikthye largimit të sforcuar të Kristiano Ronaldos verën e kaluar.

‘Rëndësia e lojtarëve si Ronaldo nuk qëndron vetëm te golat që shënojnë, por edhe te forca që ata transmetojnë te shokët e skuadrës-vijoi Kalderon-për këtë arsye Real madrid po e vuan shumë gabimin historik të presidentit kur ky i fundit vendosi të lejojë largimin e tij’

sfidanti.al