Antonela dhe Sofia; takim mikeshash me Daniela Seman në Ibiza

Pasi jetuan parajsën në Karaibe, Lionel Messi dhe Antonela Rokuco u kthyen këtë të shtunë në Barcelonë për të marrë sërish valixhet e për të shkuar në Ibiza për të shijuar ditët e fundit të këtyre pushimeve. është vetë Antonela Rokuco që e zbuloi këtë teksa në Instagram postoi një foto të saj me bashkëshorten e Luis Suarez, Sofia Balbi dhe atë të Cesk fabregas, Daniela Seman.

‘Ritakim-shkruante në gjuhën angleze, Antonela në postimin e saj përkrah një fotoje të saj me mikeshat e saj teksa ishin duke u argëtuar.

Lionel Messi dhe Antonela Rokuco do të qëndrojnë në Ibiza deri ditën kur sulmuesit argjentinas do t’i duhet që të rikthehet në Barcelonë për t’u bashkuar me skuadrën në përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, ndërkohë që në 4 gusht Barcelona do të luajë për Trofeun Gamper.

sfidanti.al