Bejl ‘hakmerret’; qesh në drejtim të Zidane gjatë disfatës me Atletikon

Ndërsa në mediat madrilene janë ndezur sirenat e alarmit pas humbjes 7-3 të Realit të Madridit në derbin me Atletikon, në radhët e Los Blancos është dikush që duket i lumtur për atë që i ndodhi skuadrës së Zinedin Zidan dhe bëhet fjalë për sulmuesin Garet Bejl.

Në fakt, në Spanjë askush nuk mbeti pa e vërnë re sjelljen e uellsianit gjatë kësaj sfide që ishte e vlefshme për International Champions Cup. Kur rezultati ishte 7-1 për Los Colchoneros, Bale hodhi vështrimin nga Zidane dhe qeshi.

Një qeshje që duket sikur ka shijen e hakmarrjes për Garet Bejl që nuk është më në planet e trajnerit francez të Realit të Madridit. Në fakt sulmuesi uellsian duket se është shumë pranë kalimit në kampionatin kinez. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Bejl ka pranuar ofertën e Xhiangsu me të cilën do të nënshkruajë një kontratë me pagë 22 milionë Euro në sezon. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, tashmë kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u përcaktuar përpara se të bëhet zyrtarizimi i transferimit të tij në kampionatin kinez

sfidanti.al