F1 në Gjermani, Hamilton pole position; Ferrari ‘ e djallos’

Ljuis Hamilton dominon provat kualifikuese në Cmimin e Madh të Gjermanisë në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik ishte më i shpejti në pistën e Hokenhajmit, shtëpia e rivalit të tij Sebastian Fetel teksa e përshkoi atë me kohën 1 minuta 11 sekonda e 797 të mijta. Kundërshtari më i afërt i Hamilton që do të jetë në bvijën e parë të nisjes është pikërisht Maks Vershtapen me Red Bull.

Edhe në vijën e dytë të startit të garës janë makinat Mercedes dhe Red Bull me Valteri Botas që u rendit në vendin e tretë dhe Pierr Gasli në të katërtin.

Ferrari ishtë një zhgënjim total në këto kualifikuese teksa i djallosi provat zyrtare të Sharl Lë Klerk dhe Sebastian Fetel. Të dy pilotët patën probleme teknike me makinat e tyre. Fetel nuk zbriti fare në pistë për shkak të rënies së fuqisë së motorit dhe do të nisë garën nga vendi i 20, ndërsa Lëklerk u desh të tërhiqej përpara fillimit të sesionit të tretë të provave kështu që do të nisë garën nga vendi i 10.

sfidanti.al