Ivanisheviç: Tenistë si Kiriosi e bëjnë tenisin më interesant!

Nik Kirios është një nga tenistët qëështë bërë aktual në botën e tenisit, por jo për cilësinë që tregon në fusha dhe të cilën, në fakt, ai e zotëron, por më shumë për deklaratat, sjelljet dhe veprimet e tij të befasishme, në jo pak raste tëpahijshme. Sa i përket këtij tenisti nga Australia me baba grek dhe mama malajziane, ka shumë diskutime, nëse ai, për shkak të sjelljes së tij të padenjë, duhet të dënohet më ashpër, por, sipas tenistit më të mirë kroat, Goran Ivanisheviç, pikërisht tenistë të tillë si Kiriosi e bëjnë tenisin që ai të mos bëhet një sport monoton dhe i mërzitshëm.

“Mua nuk më pëlqen termi ‘djalë i keq’ që përdoret shpesht për këtë tenist të ri. Unë mendoj se tenistë tillë si ai janë njerëz me karakter të fortë. Tenisi është një sport individual dhe shumë lehtë mund të bëhet i mërzitshëm, duke patuar parasysh standardizimin e tij, rregullat e lojës, fushat me dhe ose me bar, ndërkohë sot pakkush del te rrjeta, kështu që tenistë të tillë si Kiriosi, të pazakontë, e bëjnë më interesant sportin e tenisit”, deklaroi legjenda kroate e tenisit botëror.

Sfidanti.al