De Jongu flet për Grizmanin, Nejmarin dhe Barcelonën

Frenki De Jong që sapo është bashkuar me Barcelonën, graduliasht po përshtatet me jetën në Spanjë dhe, në radhë të parë, me Barcelonën, së cilës ai pritet që t’i sjellë freski në mesfushë. Ai ka disakohë që ka nisur stërvitjet në “Klamp Nou”, kështu që ka patur mundësi që të bindet direkt për aftësitë e Antoan Grizmanit që gjithashtu tanimë ka mbërritur te Barcelona.

“Unë kam mendimin se Grizmani është një lojtar fantastik, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai nuk është vetëm njëlojtar i mirë, por edhe njëdjalë i shkëlqyer”, deklaroi De Jongu që gjithashtu shprehu konsideratat e tij edhe për Nejmarin, për të cilin spekulohet se do të bashkohet gjatë kësaj vereme Barcelonën.

“Sigurisht që unëdua të luajme Nejmarin që, me të vërtetë, është një lojtar shumë i mirë, por, megjithatë, nuk më takon mua që të vendos, nëse ai duhet të vijë apo jo te Barcelona”, deklaroi Frenki De Jong.

Sfidanti.al