Futbollisti i ri algjerian, Ismael Benaser, u shpall si më i miri në Kupën e Afrikës që sapo mbaroi. Ai, në përbërje të ekipit të tijdoli kampion i “kontinentit të zi”, pasi në ndeshjen finale të kësaj kupe Algjeria mundi (1-0) Senegalin. Algjeria e fitoi këtë titull mbas 29 vitesh, pra që nga viti 1990, ndërkohë që një lojtar i saj u shpall për herë të parë më i miri në turneun final që nga ai vit.
Më parë, këtë çmim e ka fituar Rabah Madjerqë konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë algjerianë të të gjitha kohërave dhe që ka luajtur me Algjerinë në dy Kupa të Botës.
Benaseri është 22 vjeç dhe pritet që së shpejti ai të nënshkruajëkontratë më Milanin, mbasi kaluajtur gjatë dy sezoneve me Empolin.
Sfidanti.al