Hristo Stoiçkov është një nga legjendat e Barcelonës që gjatë dy periudhave ka qenë pjesë përbërëse e klubit katalonjas, duke lënë gjurmë në “Kamp Nou”.
Në këto kushte, deklaratat e tij lidhur me Barcelonën kanë peshë të veçantë dhe merren seriozisht në konsideratë në opinionin publik.
Futbollisti i dikurshëm as bullgar ka bërë formacionin, me të cilin ish-ekipi i tij duhet të luajë në sezonin e ardhshëm futbollistik dhe zgjedhja e tij është interesante, sepse ai ka hequr tre emra të mëdhenj: Luis Suarez, Ivan Rakitiç dhe Filipe Kutinjo.
Në ekipin ideal të tij ka vend për dy përforcimet e reja, Frenki De Jong dhe Antoan Grizman, ndërkohë që e vetmja dilemë e tij është pozicioni i sulmuesit anësor, për të cilin ai (Stoiçkovi) thotë se i takon Usman Dembeles, por edhe Nejmarit, nëse ai do të kthehet në Barcelonë.
Sfidanti.al